close
Vendi

FESTA E FITËR BAJRAMIT:THIRRJE PËR PAQE E DASHURI MES NJERËZVE

me-fat-kurban-bajrami_2_hd-1200×630
Besimtarët myslimanë në mbarë botën kremtojnë sot festën e Fitër Bajramit. Me këtë rastë, krerët e komuniteteve myslimane kanë bërë thirrje  për paqe dhe dashuri e kundër urrejtjes  dhe vrasjeve mes njerëzve. Festa  e Bajramit pason muajin e shenjtë të Ramazanit, gjatë të cilit, sipas besimit Islam, agjërohet 30 ditë, në shenjë sakrifice dhe përkushtimi ndaj Allahut.
Manifestimi qendror i Fitër Bajramit është zhvilluar në Xhaminë e Mustafa Pashës në Shkup. Në Tiranë, namazi është falur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për arsye se xhamitë aktuale nuk përballojnë dot fluksin e besimtarëve.
Njoftohet se atje është falur edhe imami i Qabesë, Salih bin Muhamed Talib,  i ftuar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë. Edhe në Prishtinë xhamitë nuk ia kanë dalë të përballojnë numrin e madh të besimtarëve, ndërsa në Mitrovicë, pas 17 vjetësh, besimtarët myslimanë-shqiptarë e boshnjakë në pjesën veriore të qytetit  kanë falur për herë të parë namazin e Fitër Bajramit.
Me rastin e Festës urime kanë drejtuar krerët e institucioneve shtetërore dhe liderët e partive politike. /TvArt/
Klan Macedonia

The author Klan Macedonia