close
Sport

FESTA E FLAMURIT: VETERANËT E TETOVËS DHE DURRËSIT BARAZOJNË 3:3

vet

Tetova dhe Durrësi kanë barazuar 3:3 në duelin e luajtur për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.

Dita e Flamurit Kombëtarë 28 Nëntori është shënuar edhe në qytetin e Tetovës me një ndeshje futbolli ndërmjet veteranëve apo legjendave të Tetovës dhe Durrësit të Shqipërisë.

Tradita me grupmoshat e reja që organizohet tashmë tradicionalisht mbi 10-të vite, ka kaluar në një nivel tjetër kur nga më të rinjtë kushtimisht thënë gara ka kaluar në taborin e figurave që aq shumë i kanë dhënë këtij sporti në të kaluarën dhe vazhdojnë akoma të japin tashmë në sfera tjera të futbollit.

Federata e futbollit të Maqedonisë, Komuna e Tetovës dhe KF Shkëndija ishin mbështetës të mëdhenj të këtij organizimi dy ditor, që nisi me një darkë dhe shoqërim të përbashkët mbrëmjen e të dielës në Kodrën e Diellit, ndërsa vijoi të hënën në stadiumin e qytetit në Tetovë ku edhe pse në vite post futbollisitke dhe me ca kilogramë të shtuar, gjithsesi nostalgjinë na kthyen shumë veteranë e emra të njohur të futbollit në Tetovë e Durrës. Edhe pse pa presionin e rezultatit edhe aty u fol për “vëllezër”, pasi dueli 2 herë nga 30 minuta nuk solli fitues pasi ekipet u ndanë me barazim 3:3. Bashkim Livoreka, Fisnik Nuhiu dhe Burhan Emrullai shënuan golat për ekipin e Tetovës, ndërsa Eduard Curi, Parid Xhihani dhe Vangjel Milo realizuan për Durrësin.

Të kënaqur me shoqërimin mes veti dy taboret vazhduan ndejën deri orët e pasditës të së ditës së hënë, ndërsa të gjithë përqafonin idenë që ky organizim të mbetet tradicional./Klan Macedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia