close
Top LajmeVendi

FESTA E KRISHTLINDJES E TË KRISHTERËVE ORTODOKSË

Screenshot_2

DR.PANOVSKI E DORËZOI “KUMBARIN E BUZMIT” ME SHPRESË SE DO TË BËHET MË MIRË

Të Krishterët Ortodoksë sot i kanë nisur festat e Krishtlindjeve, sipas kalendarit Julian, dy javë pasi pjesa më e madhe e të krishteërve në botë e kanë shënuar, siç besohet, lindjen e Jezu Krishtit. Kreu i Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit, z.z. (zotëri, zotëri) Stefan besimtarëve u bëri thirrje të jetojnë në paqe në mes veti. Duke e dorëzuar “kumbarin e Buzmit”, virologu doktor Nikola Panovski shprehu optimizëm se në vitin e ri “do të jetë më mirë”.

Në lutjet e Buzmit, në natën kur bota e krishterë beson se është lindur Zoti Jezu Krishti në qytetin izraelit Betlehem, Kreu i Kishës Ortodokse Maqedonase, zotëri zotëri Stefan, besimtarëve u dëshiroi paqe, pas viteve të vështira të pandemsië.

Z.Z. STEFAN, KISHA ORTODOKSE MAQEDONASE

“Çfarë ka qenë dhe çfarë është më e rëndësishme, gjithmonë dhe përgjithmonë, se sa paqja. Se paqja në vend, se paqja e çdo njeriu, në familje, në mes shteteve dhe në mes popujve. Dhe çfarë më tepër u ngjan njerëzve sesa të jetojnë në paqe në mes vete dhe të tregojnë vullnet të mirë.”

Kreu i KOM i përshëndeti pjesëmarrësit në traditën që personalitete të shquara të Shkupit ta dorëzojnë “kumbarin e Buzmit” që këtë vit ishin njerëz të cilët në mënyrën e tyre kanë dhënë shpresë gjatë krizëz korona. Virologu, doktor Nikola Panovski “degën e lisit” ua dorëzoi dyshes së muzikantëve Aleksandar dhe Dac.

 

DR.NIKOLA PANOVSKI, VIROLOG

“Mjekësia dhe mjekët ishin në vend të parë, por  Dac dhe Aleksandar kanë luajtur rol të rëndësishëm me këngët e tyre , kanë dhënë shpresë, kanë krijuar kur shumë bashkëqytetarë të tyre kanë rënë në depresion.”

Mbi 220 milionë njerëz në botë mendohet se janë pjesëtarë të Kishës së Krishterë Ortodokse. Sipas Kalendarit të vjetër Julian më 7 janar Krishtlindjet përveç në Maqedoninë e Veriut i festojnë edhe Rusët, Serbët, Ukrainasit, por edhe të krishterët ortodoksë në Gjeorgji, Kazakistan, Etiopi, koptët në Egjipt dhe të tjerë./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia