close
Sport

Festë e çmendur në Madrid

real

Ancelotti: Këmbëngulja çelësi i suksesit, Guardiola: Tre ditë për të marrë veten

Tifozët e Real Madridit shpërthyen nga gëzimi teksa dolën nga stadiumi “Santiago Bernabeu” pasi skuadra e tyre ishte në prag të eliminimit për të mundur Manchester City 3-1 pas kohës shtesë dhe 6-5 me rezultatin total në një sfidë dramatike të Champions League. Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti tha se këmbëngulja ishte thelbësore në ndeshjen me ekipin që nuk u dorëzua kurrë.

Aspekti më i rëndësishëm i kohës shtesë ishte aspekti psikologjik. Kur arrin të barazosh ndeshjen në minutën e fundit padyshim që Manchester City pësoi një rënie psikologjike. Me golin e dytë të Rodrygo ne po bëheshim gjithnjë e më shumë energjikë. Jam i lumtur që do të sfidoj Liverpulin në finale. Do të jetë një derbi për mua”, tha italiani pas sfidës.

Zhgënjim në krahun tjetër, me Pep Guardiolën që dështoi të dërgojë në finalen e dytë radhazi Manchester City-n e tij. “Pjesa e dytë ishte shumë më e mirë, por nuk arritëm që të mbyllnim llogaritë. Humbja që dhemb dhe tashmë na duhen dy deri në tre ditë për të marrë veten“, pranoi spanjolli.

Liverpul-Real Madrid është në program për t’u luajtur më 28 Maj në Paris.

Klan News

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia