close
Screenshot_5

Shoqata e bletarëve “Qyteti i bleteve” ka organizuar festivalin e mjaltit “Ditët e ëmbla të Tetovës”. Ky festival ka karakter promovues të mjaltit dhe të produkteve te tij. Qytetarët, sot dhe nesër, mund te zgjedhin mjaltë nga lulet e ndryshme që rriten në vendin tonë. Në këtë festival marrin pjesë bletërritës nga disa shtete të rajonit të cilët do të dëgjojnë ligjërata nga ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë.

“Ditët e ëmbla të Tetovës” ishte moto e festivalit të mjaltit e organizuar nga shoqata e bletarëve të Tetovës “Qyteti i Bletëve”. Ky festival ka karakter promovues të mjaltit dhe të produkteve të tij si dhe të mjeteve të punës së bletarëve.

Festivali i mjaltit ka filluar sot dhe qysh në orët e para të hapjes së tij kishte mjaft vizitorë të cilët e vlerësuan shumë këtë manifiestim.

Organizatorët e festivalit janë angazhuar për të siguruar sponzor përmes ss cilëve do të ndajnë bursa për studentët. Këtë e deklaroj edhe Kryetari i shoqatës “Qyteti i bletëve” Driton Dikena.

Përgjatë festivalit do të mbillen lulet mjaltëdhënëse tek Parku i Bletëve në qendër të Tetovës gjithashtu do të zhvillohen ligjerata nga ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë për të gjithë bletërritësit vendas dhe mysafirët nga Shqiperia, Kosova, Bosnja, Serbia dhe Turqia.

Festivali i mjaltit është mbështetur financiarisht nga komuna e Tetovës, Ministria e Bujqësisë, Agjencia për zhvillim rural dhe Agjencia për zhvillimin e bujqësisë. /Zana Muhaxhiri-Ramadani/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia