close
Vendi

FESTIVALI I MJALTIT: “TETOVA HONEY AWARDS 2020”

download

GARA E DYTË NDËRKOMBËTARE NË UT


Shoqatat “Qyteti i bletëve” dhe “Mjalti i Pollogut” në bashkëpunim me Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit në Universitetin e Tetovës, organizuan garën e dytë ndërkombëtar të cilësisë së mjaltit “Tetovo Honey AWards 2020” ku qëllimi i këtiJ aktiviteti është të inicoj një interes më të madh për konsumimin e mjaltit, inkurajimin e  bletarëve qe të zgjerojnë dhe thellojnë njohuritë e tyre për bletarinë si dhe të zhvilloj frymën e konkurencës.

Edicioni i dytë i garave ndërkombëtare të mjaltit “Tetova Honey Aëard 2020” në ambientet e Universitetit të Tetovës përkundër pandemisë nuk e zbehi interesimin, u shprehën organizatorët.  Ndryshe këtë vit, të pranishëm ishin 370 kampionë nga 17 vende dhe tre kontinete.

Dua të sqaroj se sot bëhen analizat organoleptike dmth analizat për sa i përket aromës, shijes dhe pastërtisë më pas mjalti do të mbetet në Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore ku do bëhen analizat laboratorike më pas kur do të bashkohen rezultatet e këtyre dy analizave do të shpallen se cilat prej bletarëve do të kenë medalje të artë, të argjentë dhe të bronzit. deklaroi DRITON DIKENA – ORGANIZATOR.

Pjesën më të madhe të punës, siç u tha, do ta bëjë Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit, që nënkupton përcaktimin e vlerave ushqyese të frytit të bletës.

Unë i garantoj Dritanit në emrin tim dhe në emër të rektoratit dhe rektorit se gjithë këto aktivitete ne si fakulltet do i përkrahim dhe gjithmonë do jenë të mirëseardhur, edhe pse është një punë shumë e kushtueshme dhe shumë voluminoze por ne jemi gati si në aspektin laboratorik poashtu edhe të njerëzve që ta përkrahim, deklaroi XHEZAIR IDRIZI – DEKAN I FAKULTETIT TË TEKNOLOGJISË USHQIMORE.

Mjalti i nënshtrohet  analizave në dy faza: Faza laboratorike te cilën e bënë  laboratory i Fakultetit te Teknologjise Ushqimore dhe faza e dyte realizohet në komisionin organoleptik me pjesëmarrje te 10 anëtarëve nderkombetarë.

Puna është duke ec shumë mirë, momentalish bëhen analizat organoleptike të mlatit që kanë sjell bletarë që marin pjesë në këtë garë ndërkombëtare. Unë propozoj që të gjithë të bashkohen dhe kjo të jetë qendra e vlerësimit të mjaltit. Cilësia e mjaltit është e jashtëzakonshme, mjalti në Ballkan është I kualitetit më të lartë, gjithashtu në Evropë, nuk do ta blenin gjermanët, poqese nuk do të mendonin për të përmirësuar cilësinë e mjaltit të tyre” deklaroi NUREDIN ISMANI – KOMISIONI VLERËSUES.

Ndoshta edhe kujdesi I atyre që kanë apliku me bo monstrat apo llojet e mjalteve që kanë apliku këtu kanë pru mjalta shumë të mira, mjaltat që I kontrollojmë ne janë të nivelit që tejkalon kërkesat e bashkësisë evropiane dmth mjalti është shumë i mirë edhe pse kemi mjaltë të trevave të ndryshme. – deklaroi ZIBER BAJRAKTARI – BLETAR KOSOVË.

Ne japim verdiktin e një pjese veti organoleptike apo ne degustimin e bëjmë pastaj laboratory ka shumë filtra tjerë që deri në fund të del rezultati final. Por shpresoj se mjalti I Pollogut është shumë I mirë dhe shumë cilërosë, deklaroi DASHMIR MAMUTI – KOMISIONI VLERËSUES.

Kualiteti I mjaltit duket shumë I mirë prej viteve tjera por ka shumë më pak, u shpreh SABEDIN ALILI – BLETAR

Në këto gara marrin pjesë 350 bletarë nga 17 shtete dhe atë Maqedonia, Shqipëria, Kosova, Serbia, Greqia, Turqia, Bulgaria, Rumania, Hungaria, Austria, Bosnja, Mali i Zi, Kroacia, Slovenia, Italia dhe sivjet për herë të parë edhe mostra për gara edhe nga Amerika dhe Australia. Për nga numri i pjesmarrësve këto gara janë ndër më të mëdhat në Evropë./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia