close
Top LajmeVendi

FESTONI VITIN E RI – POR RESPEKTONI MASAT ANTI-COVID

qyt

Autoritetet e Maqedonisë së Veriut, për festat e fundvitit, nuk vendosën masa shtesë shtrënguese, përkundër rrezikut nga përhapja e valës së virusit Omicron. Mbeten fuqi masa restriktive sic janë mbajtaj e maskës, distanca dhe certifikata e vaksinimit gjatë hyrjes nëpër objekte të mbyllura. Ky vendim u arsyetua se situata epidemiologjike në vend është stabile dhe masat aktuale janë të mjaftueshme për mbrojtje nga COVID-19.

Mirëpo organet e rendit, kohëve të fundit kanë ndërmarrë një sërë aksionesh kundër trafikimit dhe përdorimit të mjeteve piroteknike. Janë konfiskuar sasi të shumta të këtyre mjeteve nëpër shumë qytete të vendit.

OLIVER SPASOVSKI – MINISTËR I BRENDSHËM

“Piroteknikën t`ua lëmë profesionistëve,ngase një vend shumë më i bukur për festë është rrethi i më të afërtve sesa qendrat e urgjencës”.

Autoritetet e shëndetësisë kanë bërë thirrje që gjatë festave nëpër restorane dhe ahengje familjare të respektohen masat dhe nëse qytetarët u përmbahen rekomandimeve të mjekëve, sic thonë, nuk pritet që pas festave të ketë rritje të shifrave të infektimeve./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia