close
Sport

FFK: HOMAZHE TEK VARRI I FADIL VOKRRIT

vokri0

Me rastin e një vjetorit të vdekjes së legjendës së futbollit kosovar dhe më gjerë Fadil Vokrri, sot presidenti i FFK-së, Agim Ademi në shoqëri të anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, sekretarit të përgjithshëm, Eroll Salihu, administratës së FFK-së, ish-futbollistëve të njohur, gjyqtarëve e trajnerëve si dhe grupit të tifozëve “Dardanët”, sot, në një vjetorin e ndarjes nga jeta të ish-presidentit Fadil Vokrri, e kanë zbuluar pllakën përkujtimore tek varri i Legjendës dhe kanë bërë homazhe.

Fadil Vokrri vdiq në moshën 58 vjeçare. Ai ishte njëri nga futbollistët më të mirë shqiptar dhe është më i merituari për formimin e Kombëtares së Kosovës në futboll dhe për pranimin e FFK-së në UEFA dhe FIFA. /Agjencitë/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia