close
Sport

FFK: NIS “AKSIONIN” PËR TAMPONE TË TESTOHEN GJITHË LOJTARËT

FFK1

Rasti i sulmuesi i Dritës së Gjilanit Izair Emini i cili rezultoi pozitiv, kjo situate ka nxitur të klubet e Kosovës që të kërkojnë nga Federata që të merren masa dhe të gjithë lojtarët të testohen para se të zbresin në fushë. Kështu që Federata ne Futbollit të Kosovë me anë të një komunikate ka bërë të ditur se shumë shpejt do të fillojë testimi i lojtarëve dhe stafeve pasi kanë gjetur akordin edhe me Ministrinë e Shëndetësisë.

Në Komunikatë e FFK-së “Federata e Futbollit e Kosovës njofton klubet, futbollistët dhe opinionin e gjerë që është në koordinim të plotë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe shumë shpejt do të fillojë testimi i të gjithë futbollistëve dhe stafeve të klubeve të Super Ligës për Covid-19.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe drejtori i IKSHPK-së, prof.dr. Naser Ramadani, me kërkesë të FFK-së, i kanë ndërmarrë të gjitha masat për t’i siguruar testet e nevojshme për futbollistët dhe stafin e klubeve dhe tashmë janë krijuar edhe ekipet mjekësore të cilat do t’i kryejnë testimet tek futbollistët në çdo klub. Andaj, FFK kërkon nga futbollistët që të jenë të qetë dhe të vazhdojnë punën pa panik me udhëzimet e parapara nga IKSHPK, me shpresë dhe besim se i gjithë procesi i testimit do të kalojë mirë dhe asnjë prej futbollistëve nuk do të rezultojë pozitiv në Covid-19” thuhet në komunikatë e FFK-s./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia