close
Sport

FFK: SHKARKOHET SELEKSIONUESI BERNARD CHALLANDES

chalandez

PËRZGJEDHËSI I RI DO TË MËSOHET DITËVE NË VIJIM

 

Federata e Futbollit e Kosovës  ka  shkarkuar seleksionuesin Bernard Challandes  si pasoj të rezulatteve  në elimnatoret pë kualifikim në kampionatin e botës “Katari 2022”. Ditëvë vijim pritet  emerimi I   seleksionuesit të ri . Tani për  tani  nuk ka  ndonjë emër konkret  si kandidat I mundshëm pë postin e seleksionuesit të Kosovës

Çallandes në krye të kombëtares së Kosovës ishte 37 ndeshje regjistroi 16 fitore, 8 barazime dhe 13 disfata, përfshirë edhe disfatën e mbrëmshme ndaj Gjeorgjisë, e cila si duket ishte vendimtare për këtë vendim të krerëve të Federatës së Futbollit të Kosovës me në krye Agim Ademin, i cili në konferencën e organizuar për media falenderoi teknikun zviceran për kontributin e dhënë.

“Duam ta falënderojmë trajnerin Challandes për punën e bërë me ekipin, për suksesin e arritur sidomos në Ligën e Kombeve. Duam të bëjmë me dije që kemi vendosur ta ndërpremë bashkëpunimin me trajnerin, por që do të vazhdojmë bashkëpunimin edhe më tej në mënyra të ndryshme”, – është shprehur Agim Ademi.

 

SeleksionuesiBernardÇallandes ka shprehur  keqardhje pë këtë vendim, të Federatës së Kosovës por i kënaqur që ka drejtuar Përfaqësuesen e Kosovës.

“Natyrisht se jam i pikëlluar për këtë vendim, pasi kam pasur një kohë të mirë këtu. Kemi pasur një qëllim që të vazhdojmë qëllimet tona që të ndërtojmë një ekip të konkurrues. Kisha kënaqësinë që kam punuar me këtë skuadër, por jam i pikëlluar që nuk do të jem. Jam shumë, shumë i kënaqur me mbështetjen nga federata me këtë staf që gjithmonë kanë qenë besnik dhe ishte – mund ta them qartë se në karrierën time si trajner, nuk kam pasur të tillë”, – deklaroi Bernard Çallandes.

 

Kosova  mbrëmë në stadiumin “Fadil Vokrri” në  Prishtinë pësoi humbje nga Gjeprgjia 1:2në kuadër të eliminatoreve për Botërorin “Qatar 2022”, duke zbritur kështu në pozitën e fundit të grupit “B”./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia