close
Sport

FFK: ZGJODHI MË TË MIRËT PËR VITIN 2021

FFK Shpallja

RRAHMANI DHE KRASNIQI MË TË MIRËT NË FUTBOLLIN E KOSOVËS

 

Federata e Futbollit e Kosovës ka mbajtur mbrëmë manifestimin tradicional “Laureatët e Vitit 2021”, ku janë nderuar me çmime më të mirët e vitit 2021 në futbollin e Kosovës.

 

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës dhe anëtari i klubit italian, Napoli, Amir Rrahmani është zgjedhur futbollisti më i mirë i vitit 2021 në manifestimin tradicional të FFK-së “Laureatët e Vitit”. Rrahmani ka treguar formë të jashtëzakonshme gjatë këtij viti, si në paraqitjet me ekipin dardanë, ashtu edhe me klubin e tij, duke e fituar me meritë çmimin “Fadil Vokrri”.

 

Epiteti i futbollistit më të mirë të vitit në Superligë me votat e gazetarëve sportivë i takoi Endrit Krasniqit, i cili dha kontribut të çmuar në rrugën drejt titullit të kampionit, derisa klubi i tij FC Prishtina u nderua me çmimin e klubit më të mirë. E trajneri më i mirë u shpall Zekirija Ramadani, i cili me Prishtinën e fitoi titullin.

 

Çmimin e golashënuesit më të mirë e fitoi sulmuesi i Gjilanit, Gerhard Progni, me 19 gola, derisa në 11-shen më të mirë e vitit u zgjodhën: Enea Koliqi (Gjilani), Leotrim Bekteshi (Prishtina), Ardian Limani (Drita), Ilir Blakqori (Drita), Armend Thaqi (Ballkani), Arbnor Ramadani (Llapi), Endrit Krasniqi (Prishtina), Valmir Veliu (Llapi), Ermal Krasniqi (Ballkani), Gerhard Progni (Gjilani), Kreshnik Uka (Drenica). Gjyqtari më i mirë i vitit 2021 u shpall Dardan Çaka, derisa me çmimin për të arriturat në ndarje të drejtësisë u nderua Lumturije Muhadri. Çmimin e klubit më ‘fair-play’ e fitoi FC Feronikeli.

 

Në futbollin e femrave futbollistja më e mirë u shpall Donjeta Halili, derisa klubi i saj KFF “Mitrovica” e fitoi çmimin e klubit më të mirë. Shpresa e vitit u zgjodh anëtarja e KFF Malisheva, Vesa Paçarizi.

 

Ndërkaq, në futsall epiteti i lojtarit më të mirë i takoi Yulian David Diaz Montanez, derisa klubi i tij FC Liqeni u shpall klubi më i mirë i vitit. E si zakonisht me mirënjohje post-mortum nga FFK u nderuan të gjitha personalitetet që kontribuan në futbollin kosovar në periudha të ndryshme dhe që ndërruan jetë gjatë këtij viti./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia