close
Sport

FFM: ANGELOVSKI PUBLIKOI LISTËN ME 23 FUTBOLLISTË

DSC06612

Maqedoni e Veriut – Slloveni luhet më 10 tetor


Seleksionuesi i reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut në futboll, Igor Angellovski sot publikoi listën e 23 futbollistëve për ndeshjet kualifikuese kundër Sllovenisë që luhet më 10 tetor në Shkup dhe Polonisë më 13 tetor në Varshava. Në mesin e të ftuarve gjenden edhe Enis Bardhi, Egzon Bejtullai dhe Stefan Ristovski, edhe përkundër lëndimeve.

“Lista është pothuajse plotësisht e njëjtë si ajo në ndeshjet e mëparshme. Darko Velkovski mbeti jashtë përshkak të një dëmtimi dhe ne jemi në pritje të gjetjeve më të fundit mjekësore që Enis Bardhi të kuptoj nëse ai do të jetë i gatshëm. Në ekip kthehen Ristovski dhe Toshevski, ndërsa do të mungon Bejtullahi kundër Sllovenisë. Jam i bindur që dueli me Slloveninë do të jetë paraqitja jonë më e  mirë, sepse për ne kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme, por njëkohësisht edhe një duel që do të kënaqemi. Ne jemi në gjendje të shpresojmë për një plasman më të lartë në grup dhe do të bëjmë çmos për ta arritur atë,” –tha seleksionuesi Igor Angelovski.

Pas gjashtë ndeshjeve të zhvilluara Maqedonia e Veriut ka tetë pikë dhe është në garë për vendin e dytë. Lider në grup është Polonia me 13 pikë, pasojnë Sllovenia me 11 dhe Austria me 10 pikë. /Shaban Sinani/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia