KD I FFM-së DHE ANGELOVSKI DAKORDOHEN PËR MARRËVESHJEN
Këshilli Drejtues I FFM-së ka konfirmuar marrëveshjen e re me seleksionuesin Igor Angelovski, I cili me meritë, do ta udhëheq Maqedoninë e Veriut, në Kampionatin Evropian të futbollit ku vendi ynë debuton në këtë kompeticion.
Udhëheqësia e FFM-së dhe Seleksionuesi Igor Angelovski kanë harmonizuar qëndrimet rreth marrëveshjes së re dhe ai do t`I prijë kombëtares së RMV-së në Kampionatin Evropian që do të zhvillohet në Qershor të këtij viti.
MUHAMED SEJDINI – KRYETAR I FFMV-së
“Me Igorin lehtë u dakorduam për të gjitha detajet për shkak se tek të dyja palët mbretëronte një disponim pozitiv që suksesin e arritur ta vazhdojmë së bashku. Ne jemi profesionistë dhe e dijmë se rezultatet e mira japin shanse më të mëdha për mbajtjen e ndonjë pozite. Federata do të vazhdojë të sigurojë kushte më të mira për punë, ashku sic ka qenë deri më tani”
Seleksionuesi Angelovski ka falënderuar drejtuesit e FFM-së për besimin duke potencuar se gjithcka që I ishte ofruar si marrëveshje e ka pranuar për shkak se, sic tha, interesin kombëtar e vendosa mbi atë personale. /KlanMacedonia