Pas hedhjes së shortit janë mësuar dyshet rivale për ndeshjet çerekfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut në futboll. Fituesi aktual i Kupës Akademija Pandev do të përballet me skuadrën e FC Shkupi, ndërsa ndeshja e parë luhet në Çair.
Shorti deshti që skuadra kampione e vendit Shkëndija e Tetovës do të përballet me Rabotniçkin. Ndeshja e parë zhvillohet në Tetovë, ndërsa ajo kthyese në Shkup.
Në dy përballjet tjera çerekfinale, Struga Trim Lum do të përballet me Renovën, ndërkohë goglat deshën që në këtë fazë dy skuadrat e ligës së dytë, Bregallnica dhe Labunishta të përballen mes vete.
Ndeshjet e para në program janë më datë 4 dhjetor, ndërkohë ato kthyese më 4 mars të vitit 2020. /Shaban Sinani/
Takohen:
Shkëndija – Rabotniçki
Struga Trim Lum – Renova
Shkupi – Akademija Pandev
Bregallnica – Labunishta