close
Sport

FFM: HIDHET SHORTI PËR NDESHJET E KUPËS

Kupa e Maqedonisë

Sot në hapësirat e FFM-së u bë të tërheqja e shortit për randin e pare të Kupës së Maqedonisë së Veriut në futboll pë sezonin 2020/2021. Ekipet gjysmëfinaliste nga edicioni I kaluar Shkëndija, Struga Trim Lum, Akademija Pandev dhe Bregallnica mbeten të lira. Shkaku I pandemisë me koronavirusin Covid19, ka ndryshim në formatin garave të Kupës, pasi deri në finale do të zhvillohen vetëm nga një ndeshje, dhe në rast të barazimit menjëherë do të ekzekutohen penalti.

Ndeshjet e raundit të pare janë caktuar të zhvillohen më 23 shtator me fillim në ora 15:30. Ndeshjet e 1/8 së tetës së finales janë caktuar për datën 21 tetor, ato të çerekfinales me 26 nëntor , gjysmëfinalet më 7 prill 2021 dhe ndeshja finale do të zhvillohet më 19 maj 2021.

Në raundin e pare takohen:

KIT GO – SKOPJE

POBEDA – MAKEDONIJA GJ.P

LUBOTENI PELISTERI

SLOGA VINICA – SHKUPI

VARDARI (FORINË) – VARDARI (SHKUP)

VELESHTA – KOZHUFI

ROSOMANI – BELLASICA

OHRI – RENOVA

TETEKSI – SILEKSI
SASA KAMENICA – BORECI
GOSTIVARI – TIKVESHI
VLLAZËRIMI – RABOTNIÇKI /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia