FFM: Hidhet shorti – sezoni i ri nis më 06 gusht

NË SHORT PËRFSHIHET EDHE RENOVA

Në FFM hidhet shorti për sezonin garues 2022-2023 në Ligën e parë të futbollit në vend. Do të garojnë 12 ekipe, kurse në mesin e tyre do të jetë edhe Renova, për të cilën u tha se mund të tërhiqet nga garat, raporton Klan M.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Nuk ka ndryshime në sistemin e garave, do të jetë njejtë sikurse vitin e kaluar me sistem tre rrethor të Bergerit. Ashtu  si vitin e kaluar edhe kësaj radhe nuk presim të kemi asnjë problem me pandeminë COVID dhe presim të kemi kampionat të rregullt” – deklaroi Igor Frangovski, komisar i garave në FFM.

Në xhiron e parë, Kampioni Fc Shkupi e nis nga Kavadari, Pobeda shkon në Strugë, Shkendija do ta presë Skopjen, Rabotniçki udhëton tek Sileksi kurse Makedonija GJ.P është nikoqire  e Renovës.

Sezoni I ri garues në Ligën e parë nis me 6 Gusht.  /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share