close
Sport

FFM KTHEN KOOTIZIMIN PËR EKIPET E LIGËS SË DYTË

6F5DBB9F-C046-4F9B-B25F-4AE0F8C51204

KAMPIONATI I RI 2021/22  NIS NË FUND TË GUSHTIT


Federata e Futbollit e Maqedonisë (FFM) ka caktuar kootizim regjistrimi për klubet që do të garojnë në Ligën e Dytë – Perëndim dhe Lindje për sezonin 2021/22 . Njoftimi  u është dërguar të  gjitha  klubeve  që do të garojnë në sezonin e ri.

Të gjitha ekipet pjesëmarrëse në Ligën e Dytë, do të duhet të paguajnë  kootizim prej 8,000 euro, ndërkaq afati i fundit i shlyerjes të këtij obligimi është para hedhjes së shortit për sezonin e ri,  pra  deri më 10 gusht. “Shtëpia e Futbollit” hoqi tarifën e kootizimit për sezonin e kaluar në një takim të mbajtur në korrik 2020 për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Sidoqoftë, ka një reagime  për  kthimin e kootizimit për sezonin e ri , sepse numri më i madh i klubeve akoma i ndiejnë pasojat e krizës financiare për shkak të pandemisë, përmes së cilës, siç thonë ata,  kanë qenë të vetmuar kur bëhet fjalë për funksionimin.

Kampionati i ri në Ligën e Dytë të Futbollit  do të fillon në fundë gushtit./ KlanMacedonia
Klan Macedonia

The author Klan Macedonia