close
Sport

FFM: TRE SKENARE PËR VAZHDIMIN E KAMPIONATIT

FFMMM 2

Në  takimin e  sotëm  FFM-ja  para  përfaqësuesve të klubeve  të Ligës së pare  ka prezantuar tre opcione të mundëshme për përfundimin e  kampionatit  2019/20, ndërsa klubet duhet të  prononcohen  për  këto tre  skenare , ndërsa  vendimin  do sjell FFM-ja . Në komunikatë e  FFM-së   janë  publikuar tre  skenaret e mundëshme pë vazhdimin e kampionatit:

1-Të luhen 4 xhiro të mbetura të raundit të tretë dhe më pas të kalohet në “Play-Off”. Gjashtë skuadrat e para në tabelë do të luanin në “Play-Off”, për titullin dhe do të luheshin pesë xhiro. Katër skuadrat e dyta do të luanin tre xhiro. Në këtë skenar, është planifikuar që dy ekipet e fundit nga tabela të eliminohen dhe do të luhet një “Play-Off” në dy ligat e dyta, nga të cilat nuk do të ketë asnjë largim nga kategoria. Kupa e duhet luajtur

2-Të luhen 4 xhirot e mbetura të raundit të tretë dhe më pas kalimi në play off. 6 skuadrat e para në tabelë do të luanin në “Play-Off” për titullin dhe do të luheshin 5 xhiro. 4 skuadrat e dyta do të luanin tri xhiro. Në këtë skenar, nuk do të kishte asnjë rënie nga kategoria, Liga e Dytë nuk do të luhej dhe sezonin e ardhshëm do të kishte 12 ekipe. Ndeshjet e Kupës të luhen.

3-Ndërprerje të kampionatin! Duke e zgjeruar Ligën e Parë në 12 skuadra.

Qendra për Shëndet public do të siguroj  400 teste të koronavirusit për futbollistët dhe  punëtorët e  futbollit  para rifillimit  eventual të  sezonit 2019/20, ka informuar sot deklaruar sot para  përfaqësuesve  të klubeve  të Ligës së Parë në hapësirat e FFM-së, epidemiologu Dr. Zharko Karaxhovski  nga Instituti për shëndet publik./KlanMacedonia

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia