close
Sport

— FFM: U MBAJTË TAKIMI KONSULTATIV ME PËRFAQËSUESIT E KLUBEVE

2

Sot ashtu siç ishte paralajmëruar u mbajt takimi i drejtuesve të Federatës së Futbollit të Maqedonisë. Takimin të cilën e kryesoi presidenti Muamed Sejdinit me përfaqësuesit e klubeve të Ligës së Parë, u mbajt në  qiell të hapur në stadiumin e kampit stërvitor të FFM-së. Në këtë takim  u diskutua për udhëzuesit dhe rifillimin e pjesës së mbetur  të sezonit pranveror në Ligës së Parë të Maqedonisë.

Takimi  u mbajt duke i respektuar edhe masat e kujdesit ndaj pandemisë “Covid 19”, ku secili përfaqësues i klubeve dhe drejtuesit e FFM-së, respektuan distancën sociale.

Pas  përfundimit të këtij takimi konsultativ drejtuesit e  FFM-së dhe  përfaqësuesit e  klubeve u dakorduan që  të mbajnë edhe  një takim tjetër  pasi të marrin  rekomandimet dhe masat nga protokolli për mbajtjen e trajnimeve dhe luajtjes së ndeshjeve nga selia e krizave të koordinimit për të siguruar koordinim të plotë në lidhje me parandalimin e hyrjes dhe përhapjes të virusit Corona CoVid-19.

Në mbledhjen e sotme, përfaqësuesit e ligës së parë u pajtuan që për shkak të afatit të kufizuar kohor, nuk ka kushte për të luajtur të gjitha ndeshjet e mbetura deri në fund të sezonit aktual . Së shpejti  Federata  dhe  klubet e futbollit  do të dalin me  një propozim të përbashkët për një rifillim të mundshëm të kampionatit me format të shkurtuar  apo  ndërprerje  te  së njëjtës. Federata e futbollit është në përgatitjet të një protokolli për mbajtjen e stërvitjeve dhe ndeshjeve të ndeshjeve në kushtet aktuale  e  cila do ti paraqitet edhe  institucioneve kompetente shëndetësore./KlanMacedonia

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia