FFM: 29 futbollistë për ndeshjet kundër Ukrainës dhe Anglisë

SEFER EMINI DEBUTUES I VETËM PËR NDESHJET E QERSHORIT

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Seleksionuesi i reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut në futboll, Bllagoja Milevski, në prag të dy ndeshjeve kualifikuese për Euro 2024, me Ukrainën mӕ 16 qershor në Shkup dhe Anglinë më 19 qershor në Mançester, sot publikoi listën e zgjeruar të futbollistëve  që do t`i ketë në dispozicion për këto dy ndeshje të rëndësishme, njofton KlanM.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në listën e 29 futbollistëve që e publikoi seleksionuesi Milevski figuron një debutues. Bëhet fjalë për Sefer Eminin nga skuadra daneze Sonderjiske, ndërsa, sic njofton KlanM, do të mungojnë dy sulmuesit, Miovski dhe Çurlinov shkaku i lëndimit si dhe Nikollov e Kire Ristevski shkaku i minutazhit jo të duhur.

“Sa i përket listës, kemi një debutues Sefer Eminin i cili me paraqitjet e tij në Sonderjiske të Danimarkës, mendoj se e ka merituar të jetë pjesë e ekipit. Ndërsa lojtarët tjerë janë nga grumbullimi i fundit në mars”-  tha Bllagoja Milevski, seleksionues i reprezentacionit.

Visar Musliu më shumë se një muaj është I lënduar dhe ka nis të luajë, Nikola Serafimov I lënduar, Ezgjan Alioski nuk ka ndeshje konstante, Enis Bardhi gjithashtu gjatë gjithë sezonit. Duket se Milevski nuk I ka futbollistët në nivelin më të lartë dhe andaj nuk mund të parashikojë rezultatet nga këto dy ndeshje.

“E gjithë ajo që jemi të koncentruar dhe të gjitha punët që janë si përgatitje bëhen për ndeshjen me Ukrainën që është në radhë, çdo gjë tjetër pas asaj është lënë anësh dhe do flasim pas ndeshjes me Ukrainën” – tha Bllagoja Milevski, seleksionues i reprezentacionit.

Grumbullimi zyrtar i reprezentacionit për dy ndeshjet e qershorit kundër Ukrainës dhe Anglisë për kualifikim në Euro 2024, është caktuar për më 10 qershor, kurse përgatitjet do të zhvillohen në dy faza.

Maqedonia e Veriut në “grupin e ferrit”, sic njofton KlanM, nisi me fitoren kundër Maltës, kurse e presin dy përballje mjaft të forta, më 16 Qershor në Shkup kundër Ukrainës, derisa më 19 Qershor kundër Anglisë në Mançester. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share