close
Top LajmeVendi

FIDANOVSKI: SHQETËSUESE MOHIMI I REZULTATEVE TË REGJISTRIMIT

68780DBE-DA2F-4B4E-8B51-8A6AE2A357DE

“RETORIKA AKTUALE NUK I SHËRBEN PROCESIT VALID”


Kontestimi i rezultateve të regjistrimit, disa muaj para numërimit të popullsisë, është dukuri shumë shqetësuese, konsideron analisti politik Kristijan Fidanovski, i cili në Universitetin e Oksfordit është në studime të doktoraturës në fushën e politikave sociale. Shtete në Evropë, me Ukrainën, që e anashkaluan ciklin në vitin 2010, për 18 vite me rradhë krijojnë politika publike në bazë të shifrave të vjetëruara, shton Fidanovski.

Lloji më i keq i retorikës rreth zbatimit të regjistrimit, sipas analistit politik Kristijan Fidanovski, është që paraprakisht rezultatet të shpallen si jovalide, posaçërisht në pjesën e raportit etnik – siç bën një pjesë e opozitës politike në vend, por edhe qarqe të koalicionit në pushtet.

KRISTIJAN FIDANOVSKI, ANALIST POLITIK

“Gjithsesi me kornizën tonë kushtetuese dimensioni etnik është vërtetë i rëndësishëm, ai nuk mund të injorohet dhe duhet ta dimë cili është raporti etnik në vend, megjithatë këto deklarata të cilat  që tani i kontestojnë rezultatet janë shumë problematike. Kemi tendencë që në këtë periudhë diskursi politik të shihet nga prizmi etnik. Madje disa nga partitë shqiptare edhe në ligjin për ndryshime në arsimin fillor fillian ti shohin gjërat nga perspektiva etnike, që mua ka qenë pak shqetësuese.”

Në mosbesimin  dhe mohimin eventual të rezultateve, sipas Fidanovskit, ndoshta ka ndikuar edhe fakti që Ligji për regjistrim në Kuvend do të miratohet me procedurë të shpejtë, edhe pse është e qartë se operacioni është më shumë se i domosdoshëm.

KRISTIJAN FIDANOVSKI, ANALIST POLITIK

“Ky është operacioni statistikor më i rëndësishëm edhe është jashtëzakonisht urgjent sepse ne tashmë 18 vite nuk kemi regjistrim. Ne jemi njëri nga vetëm dy vende në Evropë që e kanë anashkaluar këtë cikël në vitin 2020 bashkë me Ukrainën dhe dy prej gjithsejt 21 vendeve në botë, që janë më së shpeshnti vende që janë në luftë ose vende plotësisht jofunksionale që nuk kanë organizuar regjistrim.”

Në rrethana të këtilla Fidanovski mendon se dimensionin etnik nuk duhet t’i lë në hije të dhënat tjera që janë të rëndësishme për jetën në tërësi të qytetarëve në Maqedoninë e Veriut.

KRISTIJAN FIDANOVSKI, ANALIST POLITIK

“Këtu flasim për disa gjëra të imta, si sa linja të autobusëve do të ketë në qytete dhe ku do të kalojnë ato, ku ka më shumë nevojë për to, deri te shkollat, spitalet, kështu që siç e kemi parë në këtë periudhë është shumë më e rëndësishme të dimë sa shtretër janë të nevojshëm në cilin spital, personeli mjekësor i punësuar, madje edhe reformat në pensione. Kur do t’i shohim rezultatet e regjistrimit, në qoftë se ata do të jeni ashtu siç i presim, sipas projeksioneve, sipas numërit të personave të shpërngulur, ne do ta kuptojmë se për shembull në fushën e reformave në pensione ne duhet të shkojmë drejt rritjes së kufirit të moshës, jo drejt uljes së tij.”

Kristijan Fidanovski është magjistër i shkencave politike, ndërsa në Universitetin e Oksfordit në Britani të Madhe është duke punuar për doktoraturë në fushën e politikave sociale. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia