close
Sport

FIFA: KATËR KLUBE SHQIPTARE, KANË MERKATON E BLLOKUAR

futboll (1)

TIRANA, SKËNDËRBEU, KASTRIOTI DHE BYLISI


Teksa merkatoja e janarit është hapur, mësohet se 4 klube shqiptare, 3 të Superiores dhe 1 e Kategorisë së parë e kanë merkaton e bllokuar nga FIFA.

Tirana, Skëndërbeu, Kastrioti dhe Bylisi janë klubet që ende nuk e kanë të hapur merkaton për shkak të disa detyrimeve të pashlyera ndaj lojtarëve apo klubeve të tjera.

“Bardhenblutë” kanë problem me një ekipp ganez nga ku kanë transferuar në 2020 dy lojtarë, Dansonë dhe Giamfin dhe kanë ende për ti paguar klubit një shumë prej 10 mijë eurosh.

Kastrioti është bllokuar prej kamerunasit Edi Bojom, me klubin krutan që po negocion për shlyerjen e detyrimit. Edhe Skëndërbeu e Bylisi po ashtu janë bllokuar për detyrimeve të vogla ndaj dy ish-lojtarave të cilëve nuk i bëhen të ditur emrat./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia