close
Sport

FIFA: MAQEDONIA E 138-ta, SHQIPËRIA E 37-ta

no thumb

Ranglista më e re e Fifas e gjen Maqedoninë në vendin e 138. Edhe pse Reprezentacioni nuk ka qenë shumë aktiv kohëve të fundit , ka avancuar për një vend shkaku i ndryshimit të pozicioneve nga përfaqësueset tjera. Verdhekuqtë janë para Vietnamit dhe pas Republikës Dominikane me 243 pikë.

Asnjë ndryshim pozicioni për kombëtaren shqiptare të futbollit në renditjen e re të publikuar nga FIFA. Edhe në klasfikimin e muajit Gusht kuqezinjtë e Gianni De Biasit vazhdojnë të mbajnë vendin e 37-të në Botë në kuotën e 739 pikëve. Kombëtarja shqiptare në klasfikimin e Fifas për muajin gusht lë pas përfaqësuese të tilla si Rusia, Irani, Suedia e Senegali e Paraguai, ndërsa përpara në renditje ka kombëtare si Republika Çeke, Gana apo Bregu i Fildishtë.

Klasfikimi vazhdon të kryesohet nga Argjentina e ndjekur nga Belgjika dhe Kolumbia, ndërkohë perfaqësuesja e Kosovës që sëfundmi është bërë pjesë e FIFA-s pozicionohet në vendin e 190 me 66 pikë. /Agjencitë/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia