close
Sport

FIFA MERR VENDIM – PËR KONTRATAT E LOJTARËVE

Infantino

Grupi punues i FIFA-s, ku janë të përfshira klube, Shoqata e Klubeve Evropiane dhe Federatat anëtare, kanë arritur një numër të konkluzioneve, si për kontratat e futbollistëve dhe për afatet kalimtar, pas krizës në të cilën e ka futur koronavirusi futbollin.  Dokumenti  e FIFA që ka dërguar federative të ndryshme e ka zbardhur emisioni spanjoll “El Larguero”

Pika kryesore e dokumentit të publikuar nga El Larguero është se kontratat e lojtarëve automatikisht do të zgjaten përtej 30 qershorit dhe do të skadojnë vetëm kur të përfundojë sezoni. Nuk është caktuar një datë fikse kur do të përfundonin këto kontrata.

Nëse një lojtar transferohet te një klub tjetër pas 30 qershorit, transferimi nuk do të jetë efektiv deri në fund të sezonit, kurdo që të jetë. Kur të ketë kontest mes klubeve për një lojtar, kontrata që lojtari e kishte në fuqi do të jetë më e rëndësishme sesa kontrata me klubin e ri, transmeton express.

Ky vendim e bën më të qartë situatën e lojtarëve që kishin kontratë vetëm deri më 30 qershor ose që ishin të huazuar vetëm deri më këtë datë, pasi që shumica e ligave pritet të vazhdojnë gjatë verës dhe nuk ishte e qartë se ku do ta vazhdonin sezonin lojtarët.

Pika tjetër e rëndësishme e theksuar nga emisioni spanjoll në konkluzionet e FIFA-s ka të bëjë me afatin kalimtar. Secila Federatë do të ketë mundësi t’i caktojë vetë datat e afatit kalimtar, megjithatë nuk kanë të drejtë ta kalojnë maksimumin e kohëzgjatjes të caktuar nga FIFA, 16 javë.

Afati kalimtar i verës mund të vendoset në gusht dhe shtator, ndërsa ai i dimrit në dhjetor dhe janar ose në janar dhe shkurt./Agjencitë

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia