close
Sport

FIFA: RANGLISTA E FUNDIT TË VITIT 2021, KRYESON BELGJIKA

FIFA 2021

SHQIPËRIA E 66-ta, RMV-ja E 67-ta, KOSOVA E 111-ta


Dje  shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA ka publikuar  ranglistën të kombëtareve të fundit për vitin 2021.

Viti  2021 për futbollin e Maqedonisë së Veriut  ishte historik  nga  shkaku  se  ishte pjesëmarrëse në kampionatin evropian të futbollit “Euro 2020” dhe ka të  siguruar balotazhin  pë kualifikim në kampionatin e botës “Katari 2022”. Në ranglistën e  sotme  të publikuar  nga  FIFA, Maqedonia e Veriut renditet njëjtë si në muajin  e kaluar në pozitën e 67-të me 1367 pikë.

 

Një vend para Maqedonisë së Veriut , pra në pozitën e 66-të  është Kombëtarja e Shqipërisë e cila ka gjthësej 1375 pikë.

Përfaqësuesja e Kosovës në këtë ranglistë renditet në pozitën e 111-të  me  1163 pikë. Ndeshja e fundit e Kosovës për këtë vit ishte ajo ndaj Greqisë në Athinë, ku kosovarët barazuan me rezultatin 1:1.

Ndërsa, pozitën e parë për vitin e katërt radhazi e mban Kombëtarja e Belgjikës me 1828 pikë, para Brazilit që ka 1826 pikë, Franca  me 1786 është në vendin e tretë. Anglia me 1756 pikë në vendin e katërt, ndërsa Argjentina në pozitën e pestë me 1751 pikë. Në Top dhjetshin e parë janë edhe Italia, Spanja, Portugalia, Danimarka dhe Holanda. /KLanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia