close
Sport

FIFA RENDITJE: MAQEDONIA E VERIUT NË POZITËN E 69-të

Lista 00

Kosova me rekord historik, Shqipëria vendnumëro


 

FIFA ka publikuar renditjen e re të ekipeve kombëtare për muajin shtator pas ndeshjeve të luajtura.

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll është ngjitur për 2 vende më lartë në rang listën më të re që e ka publikaur FIFA. Maqedonia e Veriut është ngjitur në pozitën e 69-të renditjen pas  dy ndeshjeve  eliminatore për Euro 2020 kundër Izraelit që përfundoi 1-1 dhe  Letonisë  fitore  2-0. Reprezentacioni ynë tani me 1.339 pikë  gjendet menjëherë pas Kinës  dhe para  Arabisë Saudite.

Përfaqësuesja e Kosovës ka shënuar ngritje më të madhe do të  thonim historike pasi tani numëron 1164 pikë, dhe renditet  në pozitën e 119-të.

Kombëtarja e Shqipërisë  me 1372 pikë vazhdon të mbanë pozitën e 64-të  pas humbjes kundër Francës dhe fitores ndaj Islandës.

Ka ndryshime dhe në vendet e para, pasi Franca ka kaluar e dyta duke ulur Brazilin në vendin e tretë. Belgjika mbetet e paprekshme në vendin e parë. Anglia e pandryshuar në vendin e katërt, Portugalia ka fituar një pozicion duke ndërruar vendet me Uruguain. Spanja ka kaluar e 7-ta duke fituar dy pozicione. Holanda fiton 3 pozicione duke kaluar e 13, ndërsa Italia në vend të 15 e Gjermania mban vendin e 16. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia