close
Sport

FIFA: SHPALLI 3 FINALISTËT PËR ÇMIMIN E PORTIERIT MË TË MIRË

Trofeu per portier me te mire

GIANLUIGI DONNARUMMA, ÉDOUARD MENDY  DHE MANUEL NEUER


 

Federata Botërore e Futbollit FIFA, ka shpallur listën e tre portierëve të nominuar për çmimin “Portieri më i mirë i FIFA-s për meshkuj”. Fituesi i këtij dhe çmimeve të tjera do të zbulohet më 17 janar.  Kandidatë pë epitetin portier më I mirë  I FIFA-s për vitin 2021 janë:

Gianluigi Donnarumma (Milan / Paris Saint-Germain), Édouard Mendy (Chelsea)
dhe Manuel Neuer (Bayern)

Nesër do të shpallen 3 kandidatët për çmimet Trajneri më i mirë i FIFA-s për femra dhe Trajneri më i mirë i FIFA-s për meshkuj. Nominimet për Lojtarin më të mirë të FIFA-s për femra dhe Lojtarin më të mirë të FIFA-s për meshkuj do të zbulohen të premten./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia