close
Sport

FIFA: SOT HIDHET SHORTI PËR PLAY OFF-in E KUPËS SË BOTËS

Shortiiiiiiiiiiiiiiiiiii pay off

Sot me fillim në orën 17:00, në selinë e FIFA-s në Cyrih të Zvicrës do të hidhet shorti që do të përcaktojë ndeshjet play-off për kualifikimin e ekipeve të fundit europiane që do të marrin pjesë në Botërorin  “Katar 2022”. Pët tre vende që mund të presin biletën për kampionatin botërorë janë  dhjetë ekipet që në grupet tyre ishin në pozitën e dytë  në mesin e të cilave edhe  Maqedonia e Veriut, si dhe Austria dhe Republika Çeke në bazë të rezultateve  që kanë shënuar  në kompeticionin Liga e Kombeve.

12 skuadra nga Evropa që kanë siguruar balotazh janë të ndara në dy grupe:
– Vazo 1 : Italia, Portugalia, Rusia, Skocia, Suedia, Uellsi
–  Vazo 2 : Austria, Republika Çeke, Maqedonia e Veriut, Polonia, Turqia, Ukraina.

Ndeshjet e gjysmëfinale të play off-it do të zhvillohen më 24 mars 2022 (dita e enjte), ndërsa ndeshjet finale ku edhe do të mësohen tre kombëtaret që do të kualifikohen në Kampionatin e Botës  do të zhvillohen më 29 mars 2022 (dita e martë). /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia