close
Top LajmeVendi

FILIPÇE: 29 RASTE TË REJA, SHËNOHEN PESË VIKTIMA

Venko-Filipçe-1-MSH-696×392

Ditën Botërore të Shëndetësisë Spitali I Kumanovës është duke e kaluar me 18 punonjës shëndetësor të infektuar nga koronavirusi, me repart të përgjysmuar infektiv dhe me 80 persona të izoluar. Urimin që Ministri I Shëndetëisë ua dërgoi kolegëve të tij mjek, në fakt ishte thirrje për qytetarët.

“Në këtë moment ata janë shtylla e shtetit dhe shpresa jonë më e madhe. Në emër të të gjithë – u bëj thirrje qytetarëve, t`u përmbahen masave, të japin përgjigje të sakata, t`I mbrojmë punonjësitv shëndetësor”,tha Filipçe.

Bilanci I 24 orëve të fundit është, pesë persona të vdekur, dy nga Kumanova dhe nga një në Labunishtë të Strugës, rrethin e Tetovës dhe në Shtip.Janë 29 pacientë të rinj të prekur nga COVID 19, nëntë në maqina respiratore, 20 me pasqyrë të rëndë klinike, mes të cilëve edhe një lehonë e re. Janë gjithsejt 599 të infektuar , 30 të shëruar dhe 26 të vdekur. Preventiva e vetme mbetet izolimi – thotë Ministri Filipche. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 386 testime, duke e cuar numrin e përgjithshëm në 5879 testime në nivel vendi./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia