close
Top LajmeVendi

FILIPÇE: DOZAT E PARA TË VAKSINAVE ARRIJNË NË SHKURT

34011CD0-312B-472A-AA45-CEE1FC63EDDD

NË RMV S`KA MUTACIONE TË VIRUSIT SIKURSE NË ANGLI, POR KA TË TJERA”


Ministri I Shëndetësisë, Venko Filipçe, siguroi se të gjitha vaksinat që do të arrijnë në Maqedoninë e Veriut do të jenë të sigurta dhe të certifikuara nga Agjencitë amerikane dhe evropiane të ilaçeve.  Ai tha se dozat e para të vaksinave priten të arrijnë gjatë Shkurtit përmes marrëveshjes së drejtpërdrejtë me Kompaninë “Fajzer” por edhe nga mekanizmi KOVAKS.

VENKO FILIPÇE – MINISTËR I SHËNDETËSISË

 “Me këtë dinamikë, presim që dozat e para të arrijnë në muajin shkurt. Ditëve të fundit jemi informuar edhe nga mekanizmi COVAX, se edhe vaksinat e tyre do të arrijnë në muajin shkurt. Ka mundësi, që ndonjë prej vendeve me të cilët bisedojmë, më konkretisht Austria, Bullgaria, Polonia dhe Greqia, të ndajnë sasi nga vaksinat e tyre, por problemi kryesorë për mosrealizimin e mekanizmit të paralajmëruar nga ana e Komisionit Evropian për Solidaritet, jo vetëm për vendin tonë, por edhe me vendet tjera që nuk janë pjesë e BE-së, qëndron në sasitë që ata I kanë marrë për vete”.

Vaksinat janë rrugës – siguron edhe shefja e Zyrës së OBSH-së në Shkup, Xhihan Tavilla. Ajo bëri thirrje që të mos ketë krahasime me vendet e rajonit ku tashmë ka filluar vaksinimi.

 XHIHAN TAVILLA – ZYRA E OBSH-së SHKUP

“Situata në cdo shtet është ndryshe dhe këto vaksina janë për përdorim urgjent, e jo pjesë të dërgesës së rregullt të vaksinave që janë të destinuara për tregun. Duhen analiza serioze nga institucionet dhe Qeveria që të shfrytëzohet vaksina e vërtetë”

Situata epidemiologjike në Maqedoninë e Veriut është e qëndrueshme dhe ndjeshëm është ulur presioni ndaj sistemit shëndetësor. Nga 21 Janari kthehet orari I punës për lokalet deri ora 21.00, me mundësi që e njëjta të vazhdohet edhe deri ora 23.00, por kjo do të varet nga situata ditëve në vijim.

VENKO FILIPÇE – MINISTËR I SHËNDETËSISË

“E vetmja gjë që me siguri do të ndodh më 21 Janar është orari i punës i lokaleve deri në orën 21.00, ndërsa konform vlerësimit të situatës, mund të rishikohet kërkesa e hotelierëve që të punojnë deri në orën 23.00. Të gjitha masat tjera mbeten në fuqi”.

Ministri I Shëndetësisë, Venko Filipçe, është prononcuar edhe rreth llojit të ri të koronavirusit, sikurse ai në Britaninë e Madhe. Sic u shpreh Ministri, në Laboratoret e Akademisë së Shkencave dhe Arteve janë detektuar 6 deri 7 lloje, me mutacione sikurse në Britani, por shtoi se, nuk bëhet fjalë për virusin e njëjtë, por krejtësishtë të tjerë, që janë zbuluar në Serbi dhe Zvicër. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia