Punonjësit shëndetësor janë të vetmit me të cilët ka filluar procesi I imunizimit, falë 8.000 dozave të vaksinave nga Serbia. Pritet që deri në fundjavë të vaksinohen 4.000 punonjës shëndetësor, kurse nga 11 Marsi të fillojë rivaksinimi me dozën e dytë. Autoritetet e shëndetësisë disa herë kanë paralajmëruar arritjen e vaksinave. Tani besojnë se fillimi I imunizimit do të jetë në Mars.
“Gjatë këtij muaji me siguri do të fillojë imunizimi I popullatës, për shkak se jemi në pritje të sasive të caktuara të vaksinave përmes mekanizmit Kovaks dhe vaksinave ruse. Kemi njoftime paraprake nga takimet e fundit se kjo mund të bëhet gjatë fundjavës, të dielën” – ka deklaruar Ministri I Shëndetësisë, Venko Filipçe, në një intervistë për RTVM-në. /KlanMacedonia