close
Top LajmeVendi

FILIPÇE: MBËRRIJNË 500 MIJË DOZA “SINOVAC”, VAKSINA E REKOMANDUAR NGA OBSH-ja

2A0E4566-3805-48A8-B26E-CC8D89903D6D

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në profilin e tij në Facebook publikoi se vaksina “Sinovac” është efikase, e sigurtë  dhe e miratuar nga OBSH-ja.

“Nesër mbërrijnë 500 mijë doza të vaksinës nga prodhuesi Sinovac. Ja karakteristikat zyrtare të vaksinës Sinovac të publikuar nga OBSH-ja.

-Virus inaktiv Sars-Kov2

-Duhen dy doza, doza e dytë 14-28 ditë pas dozës së parë

-Shumë efikase për parandalimin e sëmundjesve të rënda

-Jepet në muskulin e shpatullës

– Rekomandohet për përdorim tek gratë shtatzëna kur përfitimet nga vaksinimi për garët shtatzëna janë më të mëdha nga rreziqet potenciale

-Rekomandohet për përdorim tek nënat gjidhënëse si dhe tek personat tjerë të moshuar -ka shkruar në Facebook Ministri I Shëndetësisë, Venko Filipçe. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia