close
Vendi

FILIPÇE NGA PRILEPI: SHMANGUNI BLERJEVE DHE FESTAVE FAMILJARE

D78D1C3C-D5ED-4426-AAA4-75AC69DC2277

S`KA NEVOJË PËR MASA TJERA SHTRËNGUESE


Durim dhe përmbajtje nga vizita e qendrave tregtare dhe nga festat familjare, kërkoi ministri i shëndetësisë Venko Filipçe sot nga Prilepi, ku me autoritetet lokale ka biseduar për shkallën e lartë të përhapjes së virusit në këtë qytet.

Secili duhet të ketë durim, t’i ndryshojë shprehitë, t’i respektojë masat preventive, sepse nuk ka zgjidhje tjetër. Sado që të tingëllojë e kufizuar, sipas Ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe, këto janë rekomandimet që vlejnë në gjithë botën, nga ku këtyre ditëve bëhet e ditur për blerje masive me rastin e ditës tradicionale të uljeve, e quajtur “Black Friday”.

VENKO FILIPÇE, MINISTËR I SHËNDETËSISË

“Tani vinë festat dhe nuk do të ketë tubime familjare. Të respektohen rekomandimet dhe në të mos dilet nga shtëpia pa nevojë të madhe.”

 Pas takimit më kryetarin e komunës së Prilepit, Ilija Jovanovski, i cili nga pushteti qendror kërkoi ndihmë për shkak të përhapjes së shpejtë të virusit korona në qytet, është konstatuar se spitali lokal disponon me numër të mjaftueshëm të mjekëve dhe motrave medicinale në pesë repartet ku janë të hospitalizuar të sëmurët me Covid-19. Kryetari komunës, Jovanovski, i cili edhe vetë është mjek prej pak kohësh është kyçur në ndihmë të mjekëve në spital, theksoi se problem shtesë është fakti se rritet numri i të sëmurëve edhe në mesin e personelit mjekësor. Për momentin në qytet ka mbi raste aktive me Covid-19. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia