close
Top LajmeVendi

FILIPÇE: NUK PËRJASHTOHEN MASA TË REJA SHTRËNGUESE

DFEEA728-6587-4BC7-A89D-BB399C9A9AB1

Për momentin nuk ka nevojë për masa plotësuese restriktive, por nuk përjashtohet mundësia për një gjë të tillë – ka deklaruar Ministri I Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ai tha se po ndiqet situata dhe se kapacitetet e spitaleve nuk janë cënuar. Deri më tani janë mbajtur shumë takime me Komisionin për Sëmundje Infektive, kurse analiza e trendit të covid-shifrave do të përfundojë javën e ardhshme kur do të bëhet publike edhe qëndrimi rreth kësaj çështjeje.

“Në fillim të javës së ardhshme do të publikojmë qëndrimin konform analizave. Tash për tash nuk ka nevojë për masa plotësuese restriktive, por aspak nuk e përjashtoj  një mundësi të tillë” – ka theksuar Filipçe, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas vizitës së vendit ku në ndërtim e sipër është poliklinika në Saraj të Shkupit.

Ministri Filipçe ka njoftuar se sipas analizave, numri I madh I infektimeve të reja, mbi 70%, janë si rezultat I të ashtuquajturit virusi britanik duke përmendur në veçanti qytetet Shkup, Kavadar, Negotinë, Prilep dhe Ohër.

Sipas tij sot duhet të vehet në funksion spitali mobil afër Spitalit Infektiv në Shkup. Kuadri është gati dhe do të punojë sipas parimit të rotacionit.

Sic u tha, për momentin asnjë qytet I vendit nuk I plotëson kushtet që të kufizohen lëvizjet, por nëse vendoset që kjo masë mund të ketë efekt, do të merret parasysh edhe masa e këtillë.

Lidhur me regjistrimin, Filipçe ka thënë se përfaqësuesit e ESHS-së, kanë pasur takime me KSI-në dhe konform karakteristikave të këtij procesi janë përpunuer edhe protokollet.

“Për momentin nuk mund të them nëse do të rekomandojmë disa masa restriktive që kanë të bëjnë me gjithë territorin e vendit. Them edhe një herë, tash për tash nuk kemi indikacione se duhet bërë diçka, mirëpo nuk përjashtohet mundësia – ka thënë Ministri I Shëndetësisë, Venko Filipçe. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia