close
Top LajmeVendi

FILIPÇE OPTIMIST: DUKET SE PIKUN E KEMI LËNË PAS NESH!

4B878727-9652-4104-B46B-50262B38F026

“ASTRAZENEKA” VETËM PËR ATA MBI 60 VJEÇ


Të mos shpejtoj me deklaratat, por me siguri pikun e kemi lënë pas nesh. Kështu deklaroi numri një i shëndetësisë, Venko Filipçe, duke i’u referuar uljes së lehtë të numrit të pacientëve të shtrirë nëpër spitale. Ai nënvizoi se skenari I tillë si në Itali nuk ka ndodhur asnjëherë në vendin tonë, pasi situata po menaxhohet vazhdimisht dhe po sigurohen vende për mjekim për të gjithë.

VENKO FILIPÇE, MINISTËR I SHËNDETËSISË

“Sot numri është pak më i vogël, rreth 1 200 duhet të jetë. Të mos shpejtoj me deklaratat, pasiqë duhet ta ndjekim edhe këtë javë, por me siguri pikun e kemi lënë pas nesh, por atë do ta themi dikund kah fillimi I javës së ardhshme.”

I pyetur lidhur me qasjen në procesin e vaksinimit të qytetarëve që nuk posedojnë shtetësi dhe sigurim shëndetësorë, Filipçe duke mos precizuar se si, tha se të gjithë do të përfshihen në procesin e vaksinimit, pavarësisht statusit që I përkasin

VENKO FILIPÇE, MINISTËR I SHËNDETËSISË

“Për të gjithë qytetarët që nuk kanë sigurim… procesi I imunizimit është shumë I rëndësishëm, nevojitet vaksinimi I sa më shumë qytetarëve, definitivisht të gjithë do të përfshihen pavarësisht statusit.”

Duke folur për procesin e vaksinimit, Filipçe tha se gjithçka po zhvillohet në rregull, nënvizoi se vaksina “Astra Zeneka ” do t’u jepet vetëm qytetarëve mbi 60 vite. Shpreson se nuk do të ketë aspak ndërprerje në procesin e vaksinimit, duke nënvizuar se nga java e ardhshme pritet të arrijnë vaksina nga më shumë prodhues, me çka deri në fund të këtij muaji pritet të arrijnë rreth 300 mijë vaksina.  Kryeministri Zoran Zaev nga ana tjetër theksoi se procesi I vaksinimit duhet të vazhdojë dhe nuk e përjashtoi mundësinë edhe të vaksinimit në ambient të hapur, nëse shfrytëzohen të gjitha kapacitetet aktuale të pikave për vaksinim.

ZORAN ZAEV, KRYEMINISTËR

“Kur të shfrytëzohen në mënyrë maksimale të gjitha ato kapacitete, gjithmonë na qëndrojnë në dispozicion salla sportive shtesë, tenda pasi edhe po vjen periudha e verës, gjithësesi mund ta bëjmë atë në ambient të hapur, i shohim përvojat e shteteve tjera…

Ai shtoi se kapaciteti aktual, është I përshtatshëm me sasitë e vaksinave që i kemi.  /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia