close
Vendi

FILIPÇE: PËR MOMENTIN S`KA KUFIZIME, GJATË FUNDJAVËS PËR MASAT

5849C0A5-7323-49C7-BC3C-6C48A5467418

Ka përfunduar takimi I Ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe dhe anëtarëve të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, por, përvec dakorddimit që të ndiqet që të ndiqet situata edhe ditëve në vijim nuk ka rekomandime për masa restriktive.

“ Edhe ditëve në vijim do të ndjekim se si do të jenë shifrat e të diagnostifikuarve të rinj. Shifrat janë të larta në krahasim me ditët paraprake. Konkluduam se sot dhe nesër duhet të bëhen kontrolle të transmisionit të virusit, për cdo Komunë veç e veç. Nëse zbulojmë diçka, të mund të vendosim se cfarë masash dhe ku mund të vendosen – ka thënë Ministri Filipçe për Tv Sitel, pas përfundimit të takimit.

Ministri Filipçe ka potencuar se nëse do të zvogëlohet orari I punës I objekteve hotelerike dhe numri I tavolinave do të dihet pas pyetësorëve epidemiologjik.

Ai nuk ka përjashtuar edhe mbylljen e çerdheve dhe shkollave, por thotë se plani për kufizime nënkuptom edhe kycjen e nxënësve tjerë në mësimin me prezencë fizike në Nëntor, nëse këtë e lejon situata epidemiologjike./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia