close
Top LajmeVendi

FILIPÇE: PREJ SOT NË FUNKSION SPITALI MOBIL

74CEFC78-FBF0-4532-B447-335ECC0C71B9

‘KUVENDI TË PUNOJË ONLINE’


Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe njoftoi se nga dita e sotme në funksion është edhe spitali mobil me kuadër të mjaftueshëm të cilët janë nga institucionet e tjera, ai shtoi se nga dita e sotme do të mund  të shtrohen edhe pacientë pacientë.

“Prej sot po, me numër të mjaftueshëm të kuadrit me motra medicinale prej institucioneve të tjera. Prej klinikës së polmologjisë mjek dhe specialistë dhe motra medicinale nga e njëjta klinik, edhe nga spitali 8 shtatori. Tani për tani nuk kemi pacientë të shtruar në spitallin mobil, spitali është i gatshëm për të pranuar pacientë unë pres që nga dita e sotme të ketë të pranuar pacientë”.  tha Venko Filipçe – Ministër i Shëndetësisë.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe duke u përgjigjur në pyetjen e gazetareve rreth depueteve të infektuar me virusin korona apeloi që edhe Kuvendi të punoj online ashtu si institucione të tjera në vend.

“Ai është rekomandim i yni që nga fillimi i krizës. Tash që mundet të punojë nga shtëpia dhe online, atë ta bëjë. Kjo vlen edhe për Kuvendin. Deputetët duhet të jenë të vetëdijshëm, se në këtë mënyrë e ruajnë shëndetin e tyre, nuk ka nevojë për grupime dhe për të ndërmarrë një rrezik të tillë. Ja edhe tash fola me një pjesë të deputetëve që ishin të pranishëm këtu dhe e rekomandova të njëjtën”. Sot do të dimë, sepse ende po kryhet anketa epidemiologjike”, deklaroi Venko Filipçe – Ministër i Shëndetësisë.

Filipçe apeloi te qytetarët për kujdes dhe respektim të masave.

Ndërkaq, Gjatë ditës së sotme Deputeti i LSDM-së Llaze Tanevski nga Ohri në profilin e tij në Fejsbuk njoftoi se është infektuar me virusin korona. Paraprakisht, nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut njoftuan se deputeti Ismail Jahoski është pozitiv me koronavirus. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia