close
Top LajmeVendi

FILIPÇE: SHQYRTOHET MUNDËSIA E VAKSINAVE KINEZE

7FDA8554-2F69-4AA0-8E8D-AF0C88D7330E

TREGJET E VOGLA NË MARGJINAT E BIZNESIT ME VAKSINA


Në pritje të vaksinave të paralajmëruara kundër virusit korona të porositura përmes mekanizmit të OBSH-së Kovaks, si dhe të donacionit të premtuar nga Serbia fqinje, autoritetet shëndetësore në vend thonë se deri në fun të javës do të dihet nëse do të mund të bëhet furnizimi me vaksina kineze dhe me cilat kushte. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe thotë se më e rëndëishme është që pasi të fillojë vaksinimi të mos ndërpritet. Sipas presidentit të shtetit, Stevo Pendarovski, kompanitë e mëdha farmaceutike në garë për përfitime i anashkalojnë shtetet e vogla si Maqedonia e Veriut.

Deri në fund të javës do të dihen kushtet me të cilat  autoritetet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut do të përpiqen të furnizohen nga Kina me vaksina anti-covid.

VENKO FILIPÇE, MINISTËR I SHËNDETËSISË

“Dëshirojmë të furnizohemi me sasinë e duhur të vaksinave, nga të gjithë prodhuesit, dëshiroj të theksoj se të gjithë prodhuesit për të cilët flitet tani në botë kanë zhvilluar vaksina në platforma plotësisht të sigurta dhe kur të fillojë procesi i imunizimit të ne të mos ketë ndërprerje. Të gjitha këto vaksina janë plotësisht efikase sipas njohurive tona dhe janë të sigurta për aplikim.”

Fakti që Maqedonia e Veriut nuk ka arritur të furnizohet me vaksinat e shumëparalajmëruara nuk është sepse BE-ja ose SHBA-të na kanë harruar, por për shkak të garës për përfitime, siç ka ardhur në përfundim nga bisedimet me kompanitë e mëdha farmaceutike, thekson presidenti i shtetit. 

STEVO PENDAROVSKI, PRESIDENT I RMV-së

“Qëndrimi i të gjitha tri-katër kompanive të mëdha farmaceutike, gjigande, është se çdo për treg nën 2 milionë banorë potencialë, ne në këtë fazë nuk jemi të interesuar. Ndoshta më tutje. Tani jemi të interesuar për tregjet e mëdha në Kinë, Amerikë, Indi, Rusi, ku ka miliarda pranues potencialë të vaksinës dhe trilionë dollarë përfitim potencial.”

Të Premten pritet takimi i mekanizmit Kovaks, që të saktësohet përfundimisht kur dhe çfarë sasie e vaksinave do të shpërndahet në vendet që kanë aplikuar, në mesin e të cilave edhe Maqedonia e Veriut me furnizim prej 800 mijë dozave. Kompania “Phizer”, e cila për shkak të vonesës së porosive me shumë gjasë do të ketë padi nga ana e Komisionit Evropian, ende nuk e ka miratuar as sasinë që Serbia vendosi t’ia ofrojë Maqedonisë së Veriut. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia