close
Vendi

FILIPÇE: SITUATA PO QETËSOHET – SHKOLLAT TË SIGURTA

C4640E4F-DD4F-4749-840E-2E331B5246BE

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce, duke u prononcuar rreth situatës epidemiologjike në vend, ka theksuar se po ulet numri i infektimeve dhe i kontrolleve që sipas tij tregon qetësimin e situatës.

“Vazhdojnë trendet e zvogëlimit të shifrave. Po ulen shifrat e infektimeve dhe kontrolleve. Nuk ka numër të lartë të të shtruarve në Spitalin e Tetovës. Të gjitha parametrat tregojnë se situata shkon drejt stabilizimit”.  

Ministri Filipce ka theksuar se numri më i madh i pacientëve të shtruar nëpër spitale janë me një dozë të pranuar të vaksinës duke sqaruar se duhet kohë për t`u zhvilluar imuniteti. Pacientët që trajtohen nëpër spitale janë injektuar me të gjitha llojet e vaksinave.

“Kemi me “Pfizer”, “Sputnik” edhe me atë kineze. Kemi edhe pacientë që janë vaksinuar jashtë vendit me “Moderna”. Nuk ka dallime”

Për momentin shkollat nuk paraqesin rrezik për situatën epidemiologjike dhe shëndetin e nxënësve – ka theksuar Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce duke siguruar se autoritetet me vëmëndje ndjekin situatën.

Sipas tij, javën e shkuar kishte katër raste në katër Komuna të Shkupit, kurse gjatë ditës së sotme dy raste në një shkollë në Veles dhe në Shkup.

“Vlerësojmë se me masat aktuale është zvogëluar rreziku, duke marrë parasysh edhe përvojat nga viti i kaluar. Me respektimin e protokolleve fëmijtë janë të sigurtë”

Të Mërkurën përfundon rekomandimi për mësimin online në Shkollat e Mesme në Strugë e Kërcovë, kurse mbetet edhe një javë për shkollat e Tetovës dhe Gostivarit. KSI-ja do të vendos nëse ka nevojë për vazhdimin e mësimit nga distanca.  /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia