close
Top LajmeVendi

FILIPÇE: TRE SHTETASIT E RMV-së NË JAPONI NUK JANË TË SËMURË

Screenshot_9

OBSH: Të dëmshme lajmet e rrejshme për koronavirusin


Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëron se “teoricinetët e konspiracioneve” i minojnë të gjitha përpjekjet në luftën kundër koronavirusit vdekjeprurës në nivel botëror. Edhe pse çdo ditë rritet numri i të sëmurëve nga koronavirusi ministri i shëndetësisë Venko Filipçe pohon se brenda anijes në portin detar në qytetin japonez Jokohama, tre shtetasit tonë që kanë punuar në anije nuk janë në mesin e të sëmurëve.

Tre shtetasit tonë që jajnë brenda në anijen në portin detar në qytetin japonez Jokohama nuk janë të infektuar me koronavirus, këtë e deklaroi sot ministri i shëndetësisë Venko Filipçe.

“Edhe pse rritet numri i të sëmurëve nga koronavirusi në anijen në portin detar në qytetin japonez Jokohama, tre shtetasit tonë që punojnë në anije nuk janë në mesin e të sëmurëve, çdo ditë komunikojmë me atë institucion ndërkombëtar.” –deklaroi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Nga OBSH-ja paralajmërojnë që njerëzit të kenë qasje në informacione të sakta, sepse lajmet e rrejshme dhe dezinformatat rreth virusit vdekjeprurës përhapin frikë në opinion.

“Ne në OBSH luftojmë jo vetëm me virusin, por edhe me teoricientë të konspiracioneve të cilët e minojnë përgjigjen tonë. Siç thotë titulli i edicionit të sotëm të gazetës “Gardijan”, dezinformatat për koronavirusin mund të jenë gjëja më infektuese në lidhje me të.” –tha drejtori i OBSH-së.

Duke pasur parasysh që mënjanimi i të gjitha lajmeve të rrejshme është pothuajse i pamundur, në motorët e kërkimit në internet bëhen  përpjekje për ekspozim të kufizuar të përmbajtjeve të këtilla të dëmshme të lidhura me virusin. Kështu, Gugël përpiqet që ta ulë ekspozimin e njerëzve në dezinformata për epideminë duke shfaqur linqe të burimeve të besueshme mjekësore kur shfrytëzuesit përmes Gugël kërkojnë informacione për koronavirusin. /Verica Dimitrijevska/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia