close
Vendi

FILIPÇE: VIRUSI ME INFEKTIM TË ZGJERUAR, NËSE KA NEVOJË PËR MASA – DO TË VEPROHET

BE4A62A0-2F43-4378-9D81-F086D588B651

Ministri I Shëndetësisë në dorëheqje, Venko Filipçe përmes një postimi në FB, ka njoftuar se në koordinimin e rregullt të mëngjesit me Drejtorët e Klinikave është biseduar për kapacitetet spitalore, situatën me të sëmurit dhe situatën aktuale epidemiologjike.

“Në covid-spitalet e vendit ka shtretër të mjaftueshëm për hospitalizimin e pacientëve. Në periudhën ardhshme mund të rritet nevoja për hospitalizime, që kërkon një qasje serioze dhe menaxhim për koordinim të suksesshëm. Ka kapacitete shtesë për mjekimin e pacientëve dhe të njëjtit mund të vehen në dizpozicion në cdo moment. Për momentin virusi ka infektim të zgjeruar dhe jemi në koordinim dhe komunikim të vazhdueshëm me epidemiologët për të ndjekur situatën dhe nëse ka nevojë të veprohet me masa të reja, këtë edhe do ta bëjmë” – ka shkruar Filipçe në Facebook.  /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia