close
Top LajmeVendi

Filloi projekti Mbështetje për integrim rajonal ekonomik

313674

“DO TË PUNOHET NË ARRITJEN E INFRASTRUKTURËS CILËSORE NË RAJON”

Nga sot filloi zbatimi i projektit të shoqatës gjermane për bashkëpunim internacional (GIZ) – “EU4Business” Mbështetje për integrim rajonal ekonomik. Projekti ka për qëllim përforcimin e integrimit rajonal ekonomik mes anëtarëve të CEFTA-s përmes mbështetjes së zbatimit të planit aksional për treg të përbashkët rajonal. Përmes planit aksional synohet lehtësimi lëvizjes së lirë të mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe njerëzve të mundësojë prosperitet ekonomik gjithë qytetarëve të palëve të CEFTA-s.

Drejtori i Sekretariatit CEFTA, Emir Xhikiq vlerëson se, ky është një projekt shumë i rëndësishëm për të gjitha vendet anëtare të CEFTA-se, posaçërisht në aspekt të realizimit të planit aksional për treg rajonal të përbashkët që u miratua nga të gjitha shtatë vendet anëtare para disa viteve.

“Në kuadër të këtij projekti do të punohet në arritjen e infrastrukturës cilësore në rajon. Dhe kjo do t’u ndihmojë të gjitha palëve të prekura që të përmirësojnë bashkëpunimin e ndërsjellë tregtar, si dhe bashkëpunimin tregtar me BE-në. Shpresojmë se në fund të këtij operacioni këto vende do të bëhen të suksesshme, do të arrijnë të qasen drejt tregut të përbashkët të BE-së”, deklaroi Emir Xhikiq, CEFTA

Përfaqësuesi i shoqatës gjermane për bashkëpunim internacional në Maqedoninë e Veriut, David Oberhuber në prezantimin e projektit theksoi se, realizimi i tij paraqet kapitull të ri për lehtësimin dhe përmirësimin e shkëmbimit tregtar në rajon.

“Vitet e kaluara theksi kryesor u vendosë në procedurat administrative dhe këtu kemi punuar së bashku me CEFTA-n, partnerin tanë politik. Do të thotë, pikërisht përballja me këtë komponentë administrative është shumë e rëndësishme, sepse pikërisht prej këtu dalin një pjesë e madhe e harxhimeve me të cilat përballen operatorët ekonomik kur punojnë në rajon”, deklaroi David Oberhuber, GIZ

Udhëheqës për bashkëpunim në Delegacionin e, Shtefan Hudolin BE-së në vend theksoi se, ky projekt shërben për mbështetje të integrimit ekonomik përkatësisht krijimit të tregut të përbashkët rajonal, si dhe përmirësimin të raporteve tregtare mes vendeve. Ndërsa, zëvendës udhëheqësi i Misionit të ambasadës gjermane në vend, Oto Graf tha se, Gjermania është e përkushtuar në Procesin e Berlinit që nga viti 2014 dhe se një ndër shtyllat kryesore të këtij procesi është të përforcohet bashkëpunimi ekonomik dhe përparimi ekonomik në rajon.

Ky projekt mbështetet nga Komisioni Evropian dhe ministria federale gjermane për bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia