close
Top LajmeVendi

Filloi sot greva në arsim, grevistët kërkojnë përmbushjen e kërkesave të tyre nga ana e Qeverisë

20220118081524

Sindikata e pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) sot filloi grevë në të gjitha institucionet e nivelit kombëtar në kopshte dhe në shkollat fillore dhe të mesme, që sipas njoftimeve do të zgjasë derisa të arrihet një zgjidhje e pranueshme për të dyja palët.

Sipas kryetarit të SASHK-ut Jakim Nedellkov i cili thotë se “Greva do të zhvillohet me moskryerjen e detyrave të punës në vendet e punës, grevistës do të vendosen në hapësirat që do t’i dakordojnë bashkarisht me drejtorët dhe nuk do t’i kryejnë veprimtaritë e tyre. SASHK-u nuk do t’i mbyll shkollat dhe çerdhet, nuk do të realizojë veprimtari edukuese, ndërsa përgjegjësinë për organizimin dhe kujdesin e fëmijëve e ka drejtori. Askush nuk ka të drejtë t’i detyrojë grevistët të kujdesen për fëmijët. Do të anulohen disa aktivitet të cilat ishin caktuar në ndërkohë, si këshilla mësimore, dhënia e provimeve, gara vendore, rajonale, qytetare dhe gjithçka që lidhet me grevistët”.

Nga ana tjetër  Ministria e Arsimit dhe Shkencës bëjnë të ditur se pavarsishtë grevës së paralajmëruar nga ana e SASHKUT shkollat fillore dhe të mesme do të vazhdojnë të punojnë, gjegjësisht do të pranojnë nxënës dhe do të organizojnë procesin edukativo-arsimor.

Gjithashtu edhe në komunikatën e  Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale thuhet se sipas Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, në institucionet parashkollore për fëmijë, kryerja e veprimtarisë së përkujdesit dhe edukimit të fëmijëve parashkollorë do të vazhdojë dhe nuk guxon të ndërpritet përkujdesi i fëmijëve përveç rasteve emergjente (fatkeqësi natyrore, epidemi etj.), për të cilat vendos themeluesi, paraprakisht me pëlqimin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, por jo gjatë grevës. /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia