close
Bota

FILLOJNË DISKUTIMET NATO-RUSI NË BRUKSEL

natorusya

Zyrtarë të lartë të NATO-s dhe ata rusë po takohen këtë të  mërkurë për të ulur tensionet dhe folur për të ardhmen e Ukrainës.

Takimi vjen gjatë një jave bisedimesh të udhëhequra nga SHBA për të parandaluar një pushtim të mundshëm në Ukrainë. Moska  i mohon këto pretendime, por veprimet e saj  ushtarake në Ukrainë dhe Gjeorgji e kanë shqetësuar NATO-n.

Zëvendësministri i Jashtëm rus Aleksandër Grushko dhe zëvendësministri i Mbrojtjes Aleksandër Fomin do të drejtojnë delegacionin e Moskës në Këshillin NATO-Rusi, hera e parë që mblidhet në më shumë se dy vite. Në selinë e NATO-s në Bruksel do të jetë edhe zëvendëssekretarja amerikane e shtetit, Ëendy Sherman. Presidenti Vladimir Putin thotë se se kërkesat e Rusisë janë të thjeshta. Ai kërkon që NATO-ja të ndalojë të gjitha planet e anëtarësimit për Ukrainën.

Klan News

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia