close
Bota

FILLOJNË “ETHET” E GARËS PRESIDENCIALE NË ITALI

gara.jpg

Kryeministri Mario Draghi shihet si pretendenti kryesor për të fituar zgjedhjet

Parlamenti italian do të nisë votimin për kreun e ri të shtetit. Ndër kandidatët më të spikatur në garën presidenciale, i cili  shihet si pretendenti kryesor është Kryeministri Mario Draghi. Më shumë se 1000 deputetë dhe përfaqësues rajonalë do të mblidhen për raundin e parë të votimit i cili do të kryhet në mënyrë të fshehtë për të zëvendësuar Presidentin në largim Sergio Mattarella.

Fituesi ka nevojë për dy të tretat e shumicës në cilindo nga tre raundet e para. Raundi i parë i votimit ka  të ngjarë të mos jetë i fundit pasi as qendra e djathtë dhe as qendra e majtë nuk kanë vota të mjaftueshme për të imponuar një kandidat nga rradhët e tyre. Kreu i partisë së krahut të djathtë të Italisë, Lega Nord, Matteo Salvini dhe ish-kryeministri Silvio Berlusconi kanë bërë thirrje që Draghi të qëndrojë si Kryeministër. Shanset e tij duket se janë zvogëluar disi, por sërish ai mbetet ndër kandidatët kryesorë.

Klan News

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia