close
Top LajmeVendi

FILLOJNË PËRGATITJET PËR PROCESIN E BERLINIT

97CFE7B6-8E74-488A-9538-00D78C76BF70

MINISTRAT E BRENDSHËM DISKUTOJNË SFIDAT E SIGURISË


Në takim në nivel ministrash për sfidat e sigurisë në rajon, Ministrat e Punëve të Brendshme dhe funksionarë të të njëjtit resor nga Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Greqia dhe Gjermania sot i kanë filluar përgatitjet për kryesim të përbashkët me samitin e Procesit të Berlinit, më 9 dhe 10 nëntor, në Sofje, si motivim i ri për bashkëpunim më të madh dhe zhvillim ekonomik të Ballkanit perëndimor. Takime të ngjajshme të ministrave të këtoj resori do të ketë edhe në javët në vazhdim, për shëndetësine, ekonominë dhe për tema të tjera.

Agjenda e sigurisë është një nga prioritetet e Procesit të Berlinit, posaçërisht në periudhë pandemie kur janë penguar disa nga metodat e zakonshme për punë dhe kërkohen alternativa. Me qëllim të këtillë sot në Shkup me prezencë fizike u takuan ministrat e punëve të brendshme të Maqedonisë së Veriut, ndërsa përmes video lidhjes edhe ministri i mbrojtjes i Greqisë.

“Në fushën e sigurisë në mënyrë të përbashkët Bullgaria planifikon të punojë në fushën e mbrojtjes nga terrorizmi, luftës kundër korrupsionit të brendshëm dhe punës së policisë me mediat, por pandemia ka penguar t’i organizojmë këto ngjarje, megjithatë jemi të gatshëm ta zbatojmë këtë kur të na jepet mundësia e parë, me mbështetjen tuaj.” tha Hristo Terzijski, Ministër I Punëve Të Brendshme, Bullgari

Agjenda e sigurisë në Procesin e Berlinit u prezantua nga Britania e Madhe, si vend kryesues para dy vitesh, duke u ndihmuar vendeve të rajonit për bashkëpunim në polici, ndërsa Gjermania tani e mbështet këtë proces, shtoi përfaqësuesi lartë i Ministrisë së punëve të brendshme në Berlin, Stefan Maers.

“Gjermania i motivon përpjekjet për lehtësim të lëvizjes në rajonin e Ballkanit perëndimor, ndërsa për këtë qëllim me rëndësi është identifikimi i njerëzve që lëvizin. Lufta kundër korrupsionit dhe finansimi i palejueshëm janë gjithashtu pjesë e projektit gjermano-britanik.” tha Stefan Maers, Gjermani


Ministri grek i mbrojtjes civile numëroi më shumë tema me qëllim që të përparojë rajoni, posaçërisht në periudhë të krizës korona. 

“Greqia është është e interesuar që të përparojë rritja ekonomike, lidhjet, siguria si dhe qetësimi e marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore në Evropën juglindore. Bashkëpunimi rajonal është parakusht për zhvillimin gjithëpërfshirës në rajon, sidomos në krizën aktuale me pandeminë.” tha Mihalis Hrisohoidis, Ministër I Mbrojtjes Civile, Greqi


Nikoqiri i takimit, ministri Oliver Spasovski, para se ta mbyllë pjesën publike të takimit, e theksoi përkushtimin e Maqedonisë së Veriut, si dhe të gjithë rajonit për agjendën evropiane, duke shtuar se qeveritë kanë për detyrë ta realizojnë atë. 


“Ngadalë por sigurtë rajoni bëhet zot i proceseve që dëshiron t’i realizojë, kjo është më shumë se e dukshme, duke i pasur parasysh të gjitha ndërmarrjet reformuese – politikat dhe iniciativat për fqinjësi të mirë, mbyllja e çështjeve të hapura me dekada, të cilat në periudhën që shkoi janë realizuar në vendet tona.” 
tha Oliver Spasovski, Ministër I Punëve Të Brendshme, Rmv 

Takime të ngajshme në temën e shëndetësisë, të ekonomisë, të punëve të jashtme, digjitalizimit dhe mbrojtjen e të drejtave të pakicave, do të mbahen në javët deri në fillim të samitit të Procesit të Berlinit, për kur është paralajmëruar edhe takim i kryeministrave të Maqeodnisë së Veriut dhe të Bullgarisë, Zoran Zaev dhe Bojko Borisov në Sofje. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia