RESHJE TË BORËS NË TËRË TERRITORIN E VENDIT
Parashikimet e metereologëve po realizohen. Nëpër shumë qytete të vendit kanë filluar reshje të borës.
Pamjet që po I shihni janë nga Tetova, ku në orët e pasditës filluan reshjet e borës, që tashmë kanë krijuar edhe trashësi të konsiderueshme.
Sinoptikët njoftojnë se në pjesën më të madhe të vendit do të formohet shtresë dëbore, kurse në pjesët perëndimore të vendit do të jenë më të theksuara.
Ditëve në vijim, moti pritet të jetë I ftohtë dhe me vranësira të ndryshueshme. /KlanMacedonia