close
280C217C-CF67-4D32-B763-056E4487347D

SIMOVSKI: AS QË MENDOJMË SE REGJISTRIMI MUND TË DËSHTOJË


Pasi iu dëshiroi fat, filloi regjistrimi.

 ZVONKO TRAJKOVSKI

Mirë kaloi, nuk pati asnjë problem.
-Shpresoj që çdonjëri do e hap derën, do të ishte mirë, por secili person e ka mendimin e vet dhe nuk mund me forcë ti qojmë disa punë.”

 BEKIM BERISHA 

 “Sot në Çair filluam si në gjithë shtetin. Deri tash nuk ka probleme më të mëdha. Paraqiten disa pengesa, disa paqartësi tek disa regjistrues, mirëpo i zgjidhim aty për aty. Deri më tani në rajonin e Komunës së Çairit janë regjistruar 290 persona. Regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare si dhe banesave, në çdo shtet në botë, ashtu edhe tek ne bëhet vetëm për qëllim statistikore. Nuk ka të bëjë asgjë me politikën ky proces dhe nuk ka të bëjë asgjë me të dhënat individuale. Çdo e dhënë që do të mblidhet do të përdoret vetëm për qëllime statistikore dhe do të publikohen të dhëna të agreguara dhe të përpunuara.
Regjistrimi filloi pa asnjë problem, por problem mund të jenë grupe të caktuara që po thirrin në bojkotim të procesit”.

APOSTOL SIMOVSKI, DREJTOR I ENTIT PËR STATISTIKA

“Absolutisht nuk mendojmë që regjistrimi mund të dështojë. Secili që po tenton në çfarëdo mënyre dhe për çfarëdo arsye që ky proces të dështojë, e përsëri, nuk i mendon mirë shtetin të tij dhe as qytetarëve.”

ILMI SELAMI, ZËVENDËSDREJTOR I ENTIT PËR STATISTIKA

“Do iu kisha bë apel që mos ti dëgjoni, të mos i regjistroni as pak apelet të disa subjekteve politike minore, të disa personave, të disa grupeve të interesit të cilët nuk e dinë se ku e qojnë ujin, në çfarë mulliri, do iu kisha bërë apel që mos ti dëgjoni thirrjet e tyre për bojkot.
E gjithë procedura për të regjistruar një familje katër anëtarësh, nuk merr më shumë se 15 minuta kohë. Nëse regjistruesi nuk e flet gjuhën e qytetarit që duhet të regjistrohet, ai ka të drejtë që të kërkojë që regjistrimi të bëhet në gjuhën që ai e flet. Sa i përket grupeve që po kërkojnë nga qytetarët që të bojkotohet procesi i regjistrimit, Ministria e drejtësisë po mendon që të ndërmarrë hapa legal.

/KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia