close
Kulture

FILMAT E KËTIJ VITI NË “OSCARIN” E VITIT TJETËR

D5E18DF9-DB4C-417D-B368-8196715D8F2F

NUK KISHIN MUNDËSI TË SHFAQESHIN NË KINEMA PËR SHKAK TË PANDEMISË


Në pamundësi për të parë filma në kinema, njerëzit gjatë kësaj periudhe gjetën një mënyrë krejtësisht të veçantë për t’i ndjekur nga makinat e tyre. Sipas asaj që raporton Usa Today, Akademia e Çmimeve Oskar ka vendosur që të ndryshojë edhe njëhërë rregullat për shkak të pandemisë Covid 19.

Duke parë humbjet e mëdha si dhe shtyrja e filmave me buxhet të madh, të gjitha projektet kinematografike që janë shfaqur në mjedise të hapura do të bëhen pjesë e nominimeve për vitin tjetër.

Në këtë mënyrë këto lloj filmash do të kenë të drejtën për të konkuruar në kategorinë si fotografia , cilësia dhe audioja më e mirë. Kinematë në ambiente të hapura, ku njerëzit mund t’i shikojnë filmat e parapëlqyer të ulur brenda makinave të tyre, filluan fillimisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më pas edhe në Evropë.

Të tilla kinema janë hapur gjatë muajve të fundit edhe në Britaninë e Madhe, ndërsa disa të tjera përfshirë edhe teatrot vijojnë që të mbajnë dyert e mbyllura për shkak të rritjes së rasteve.

“Cine World” ka vendosur që t’i mbyllë dyert deri në pranverë, pas lajmeve se filmi më i ri i sagës me agjentin 007, James Bond, u shty për në prill të vitit tjetër.

Kujtojmë se disa muaj më parë Akademia Oskar vendosi që të gjitha filmat që janë transmetuar gjatë kësaj periudhe në live-stream si Netflix, Hulu, HBO, Amazon Prime etj do të nominohen  si kandidatë për të fituar. Duke parë sesi do të vijojë situata nga Covid 19, organizatorët kanë lënë 28 shkurt 2021 si datën për t’u dhënë çmimet Oskar./Klan Plus

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia