close
Kulture

FILMI “FALCO” NË MAQEDONINË E VERIUT

blena-teper-e-lumtur-me-rolin-e-saj-ne-filmin-e-bes-kallakut

Kallaku: Filmi paraqet realitetin shqiptar


Pas suksesit në Shqipëri dhe Kosovë filmi “Falco” i Besart Kallakut do të prezantohet edhe në Maqedoninë e Veriut. Filmi është pasqyrë e realitetit shqiptar i sjell me nota komike ku bëri bashkë emrat më të njohur të ekranit shqiptar si Bleona Qerreti, Olsion Bylyku, Rashel Kolaneci, Sara Kolami, e shumë emra të tjerë. intervista e plotë e Bes Kallakut do të jepet nesër në programin e mëngjesit Happy Day në Klan Maqedoni.

Pas me shumë se dy vite e gjysmë pune, shumë lodhje dhe sakrifice, filmi “Falco” i Besart Kallakut do të shfaqet edhe në Maqeoninë e Veriut. Ky film nuk ka qëllim të thyej rekorde, por do ju thyej brinjet nga te qeshurat, kështu u shpreh Bes Kallaku për Klan Maqedoni, ai shtoi që në këtë film paraqitet pasqyra e realitetit shqiptar, e sjelle ne menyren me komike.

Filmi Falco do të prezantohet në katër qytete ku premiera jepet në Strugë, Kërçovë, Gostivar dhe Tetovë. /Lindita Aliu/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia